Telegrafi

Vesa Luma shijon shëtitjet në Zelandën e Re: Covid19 është i mbaruar tashmë, le të shijojmë lirinë

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, duket të jetë tej mase e lumtur që izolimi në shtetin ku ajo jeton ka përfunduar.

Ajo me bashkëshortin e saj, reeprin Big Basta dhe djalin e tyre, Lianin, jetojnë prej vitesh në Zelandë të Re.

Zelanda e Re ishte ndër shtete e para e cila deklaroi daljen nga bllokimi si pasojë e përfundimit të pandemisë globale coronavirus në këtë vend.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Vesa e lumtur për lirinë e daljes që tani po e shijon, publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi mjaft atraktive ku shfaqej gjatë një shëtitje të zakonshme të saj.

“Kështu COVID-19 është i mbaruar për tani, le të festojmë lirinë, le të festojmë në stil”, ka shkruar këngëtarja Luma në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, sipas raportimeve në mediat ndërkombëtare, shumë vende në botë kanë filluar gradualisht rikthimin në gjendjen normale pas lehtësimit të masave. /Telegrafi/