Telegrafi

Vesa Luma shijon një fundjavë të këndshme me bashkëshortin dhe djalin e saj në Zelandën e Re

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur Vesa Luma, ka tash e sa vite që bashkë me burrin e saj, reperin Big Basta, kanë zgjedhur Zelandën e Re për të jetuar.

Ata tashmë kanë zhvendosur çdo aktivitet atje, ndërsa janë të fokusuar në rritjen dhe ofrimin e një jetese më të mirë për djalin e tyre, Lianin.

Vesa është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shihet që është duke kaluar një vikend të bukur pranë dy njerëzve më të dashur të saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Familja ka në zgjedhur të kalojnë një fundjavë ndryshe, duke shijuar motin e ngrohtë me diell në Hamilton.

 

Vesa duket mjaft atraktive dhe e lumtur, ndërsa po shijon ditët më të bukura me bashkëshortin dhe djalin e saj. /Telegrafi/