Këngëtarja e njohur e skenës Vesa Luma ka qëndruar këto ditë në Prishtinë tek familjarët e saj.
Në pranverë ajo solli këngën e saj më të fundit “Ti zemra ime”, e cila u prit mirë nga publiku.
Ndërkohë, ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe këngëtarja vjen mjaft provokuese në një fotografi të publikuar në SnapChat.
Efektet e këtij rrejti mundësojnë që këngëtarja të duket edhe më joshëse, ndërsa provokon me pjesën e gjoksit hapur.
Ajo shquhet për paraqitjet e saj dinjitoze, teksa rrallë herë është shfaqur më ekspozuar në paraqitjet e saj. /Telegrafi/