Ajo ka ndërtuar jetën prej vitesh në Zelandë të Re së bashku me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta dhe djalin e tyre të vetëm, Lian.
Bëhet fjalë për këngëtaren Vesa Luma, e cila duket se po shijon kohën e nxehtë në vendin e lartpërmendur teksa së fundmi ka vizituar ‘Hell’s Gate Spa’ në Rotorua.
Ajo është shfaqur e mbuluar tërësisht në baltë, teksa ka vënë më në fokus pjesën e sipërme.
Bukuroshja shqiptare duket në top formë në bikini të zeza, ku shfaqet e shtrirë duke marrë ca rreze dielli.
“Duke kërcyer lart e poshtë në pellgun me baltë”, ka shkruar ajo.
Vesa ndryshe prej disa vitesh është e martuar me artistin nga Shqipëria, Big Bastën dhe kanë së bashku një fëmijë.
Ajo këtë kohë ka qenë më e tërhequr nga muzika për shkak të situatës së krijuar me coronavirus. /Telegrafi/