Telegrafi

Vesa Luma publikon imazhe të rralla nga fëmijëria, kujton me nostalgji periudhën më të bukur të jetës

Kështu dukej Vesa Luma në fëmijëri (Foto: Vesa Luma/InstaStory)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria, teksa së fundmi vendosi të hapë arkivat.

Kështu dukej Vesa Luma në fëmijëri (Foto: Vesa Luma/InstaStory)

Vesa në postimet e fundit ka kujtuar dukjen e saj në fëmijëri, të cilën e kujton me nostalgji si një prej periudhave më të bukura të jetës.

Lexo po ashtu Vesa Luma prezanton motrat, tregon se sa shumë ngjajnë

Qysh se e vogël, Vesa është marrë me muzikë dhe edhe në atë moshë, ajo ishte pjesë e festivaleve të ndryshme muzikore për fëmijë.

Kështu dukej Vesa Luma në fëmijëri (Foto: Vesa Luma/InstaStory)

Duke kujtuar me mall çdo fotografi të fëmijërisë, këngëtarja tregoi për veshjet dhe dukjen e saj të lezetshme si fëmijë.

Kështu dukej Vesa Luma në fëmijëri (Foto: Vesa Luma/InstaStory)

Vesa përndryshe u rrit përndryshe në një familje pesë anëtarëshe, me dy motrat dhe prindërit e saj. /Telegrafi/

Kështu dukej Vesa Luma në fëmijëri (Foto: Vesa Luma/InstaStory)