Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka paralajmëruar se së shpejti do t’i rikthehet muzikës me projekte të reja.
Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një kolazh shumë interesant, i cili shfaq dy fotografi: atë të sajën kur ishte vogël, dhe një të djalit të saj, Lianit.
Duke bërë këtë krahasim, këngëtarja vë në pah tiparet e fytyrës që djali i saj ka trashëguar nga ajo.
Këto fotografi, Vesa ia ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook.
Pavarësisht të gjithave, ajo ka treguar se kur ia ka dërguar bashkëshortit të saj, Big Bastës, ai nuk është pajtuar duke thënë se Liani i ka ngjarë atij më shumë.
Sido që të jetë, çifti janë shumë të lumtur me djalin dhe jetesën e tyre të re në Zelandën e Re. /Telegrafi/