Telegrafi

Vesa Luma prezanton motrat, tregon se sa shumë ngjajnë

Këngëtarja Vesa Luma është fëmija i dytë në familjen e saj, dhe ka dy motra: Mjellmën dhe Dean.

Motra e saj e madhe, Mjellma, është këshilltare nacionale për kujdes alternativ në SOS Fshatrat e Fëmijëve, ndërsa motra e saj e vogël Dea, është arkitekte me profesion.

Vesa Luma me nënën dhe motrat e saj (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Vesa ka treguar gjithnjë se është shumë e lidhur me të motrat me mamanë, të cilat i janë gjendur pranë njëra-tjetrës në momentet më të vështira si humbja e babait të tyre.

Këngëtarja nga Prishtina ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, ku shfaqet përkrah dy motrave, me të cilat ngjason vërtetë shumë.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Ato kanë të trija thuajse të njëjtën ngjyrë flokësh, e ndërsa duken shumë të ngjashme edhe në stil.

“Me shoqet e mia më të mira përgjithmonë”, ka shkruar Mjellma Luma në mbishkrimin e kësaj fotografie, të cilën më pas Vesa e ka rishpërndarë me ndjekësit e saj. /Telegrafi/