Këngëtarja Vesa Luma ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor.
Ajo është shpërngulur për një jetesë të re së bashku me bashkëshortin, Big Bastën, në Zelandën e Re.
Ndonëse ndodhet larg të afërmve dhe shoqërisë, Vesa po shfrytëzon rrjetet sociale për t’u lidhur sa më shpesh me ta.
Jo të pakta janë rastet kur Luma ndan me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku është shfaqur tërësisht natyrale, duke treguar dukjen e saj pa makijazh.
Dhe në fakt, këngëtarja duket bukur dhe tërheqëse edhe kur nuk vë fare grim në fytyrë.
Muajt në vazhdim do të sjellin projektin e radhës nga këngëtarja. /Telegrafi/