Telegrafi

Vesa Luma pozon pa grim, tregon dukjen e saj natyrale

Vesa Luma (Foto: Instagram/vesaluma)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Vesa Luma, është mjaft e pëlqyer nga publiku.

Biondja është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ndërkohë që në Instagram numëron mijëra fansa.

33-vjeçarja nuk heziton që me ndjekësit e saj të ndajë imazhe dhe video të llojllojshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.

Vesa Luma (Foto: Instagram/vesaluma)

Meqë të shumtën e rasteve i shohim të grimosura, Vesa ka vendosur që këtë herë të tregojë pamjen e saj natyrale. “Vetëm katër orë pa gjumë, por nuk më intereson”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazhit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Luma

Gjithashtu, këngëtarja Luma tash e sa kohë jeton në Zelandën e re me partnerin e saj, Big Bastën, me të cilin është e martuar prej vitesh dhe ka një djalë.

Këtë kohë, ajo ka qëndruar në trojet shqiptare, gjersa është kthyer edhe me projekte muzikore. /Telegrafi/

Vesa Luma (Foto: Instagram/vesaluma)