Site icon Telegrafi

Vesa Luma pozon duke puthur Big Bastën: Kush po mundohet ta ndajë Kosovën dhe Shqipërinë ju përshëndesim

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe bashkëshorti i saj, Big Basta, po e shijojnë jetesën në Zelandën e Re.

Ata së bashku me djalin e tyre, Lianin, kanë zgjedhur tash e disa vite që pjesën tjetër të jetës ta kalojnë në këtë shtet, për një të ardhme të tyre më të mirë.

Edhe pse ndodhen larg, ata duket se po i përcjellin mjaft mirë zhvillimet që po ndodhin në Shqipëri dhe Kosovë.

Ka qenë së fundmi Vesa, ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet teksa i jep një pthje të ngrohtë Big Bastës.

Si çifti që vijnë nga shtetet e shqiptarëve, dyshja shkruan në mbishkrimin e fotografisë se ky imazh shkon për ata që po mendojnë t’i përçajnë shqiptarët e Kosovës me ata të Shqipërisë.

“Kush po mundohet ta ndajë Kosovën e Shqipërinë – ju përshëndesim ngrohtësisht”, ka shkruar këngëtarja Luma në Instagram.

E kjo më shumë i pa si një thumb kundrejt kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka pritur së fundmi në Tiranë në takim Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, për të diskutuar për të ashtuquajturin “Schengenit ballkanik” – mbledhje kjo në të cilën Kosova nuk po merr pjesë . /Telegrafi/

Exit mobile version