Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, tashmë prej disa vitesh është shpërngulur dhe jeton në Zelandë të Re.
Së bashku me bashkëshortin e saj, Big Basta, dhe djalin e tyre Lianin, familja kanë gjetur paqen dhe një jetë më të mirë në kontienntin oqeanik.
Teksa rëndom në hemisferën tjetër të globit temperaturat janë në minus, në vendin e largët të Zelandës së Re, aktualisht është verë.
Këngëtarja nga Prishtina e cila është mjaft aktive në Instagram, ka ndarë me ndjekësit e saj së fundmi një fotografi në bikini, ku shfaqet duke shijuar kohën me diell.
Ajo ka pozuar me bikini ngjyrë rozë, duke vënë në pah linjat e saj trupore.
“Na erdh dita edhe neve”, shkroi këngëtarja e hitit “Jemi dhe s’jemi” në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Vesa përndryshe ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, njashtu si edhe bashkëshorti i saj reper. /Telegrafi/