Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Vesa Luma, vazhdon të jetë e pëlqyer nga publiku edhe pse kaq shumë vitesh.
Ajo është mjaft aktive dhe e angazhuar në muzikë, ndërsa këtë vit është kthyer pas një kohe të gjatë me këngë të re.
“S’paska qenë e shkrume” titullohet kënga më e re e saj, e publikuar në muajin mars në bashkëpunim me Denik Prizrenin.
Ndërsa tani, këngëtarja Luma ka ndarë me ndjekësit një pjesë të kësaj kënge në Instagram, gjersa tregon se tekstin e ka shkruar bashkëshorti i saj, Big Basta.
S’paska qenë e shkrume. Një tjetër tekst i fuqishëm nga Big Basta. Mos vjedhni tekste”, ka shkruar ajo.
Përndryshe, Vesa tash e një kohë është zhvendosur në Zelandë të Re, ku edhe po vazhdon jetën dhe karrierën e saj. /Telegrafi/