Telegrafi

Vesa Luma po i shijon ditët e fundit të qëndrimit në Prishtinë

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma, është duke i shijuar ditët e fundit të qëndrimit të saj në vendlindje.

Kështu bëri të ditur ajo vet përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqej në një nga kafenetë e Prishtinës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Duke shijuar ditët e fundit në Prishtinë…e lumtur dhe e mërzitur”, shkroi Vesa në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Përndryshe, ajo do të largohet sërish për në Zelandën e Re, vend në të cilin jeton me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Vesa ditë më parë u bë temë e mediave për një postim që e ndau me ndjekësit e saj, në të cilin sqaronte se nuk po e gjen dot frymëzimin për të krijuar muzikë të re.

Aktualisht, projekti i saj i fundit muzikor mbetet balada “S’paska qenë e shkrume”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me Denik Preizrenin muaj më parë. /Telegrafi/