Telegrafi

Vesa Luma merr një pako të veçantë nga një fanse (Foto)

Këngëtarja e njohur Vesa Luma është shumë e pëlqyer nga publiku për paraqitjen dhe mënyrën e saj të të kënduarit.

Ajo ka me mijëra fansa të cilët dëgjojnë çdo këngë të re të saj, teksa shumica prej tyre janë edhe ndjekës të rregullt në rrjetet sociale.

Vesa është mjaft aktive në rrjetin social Instagram, përmes së cilit ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, gjersa së fundmi ka treguar për një befasi shumë të këndshme që ka marrë nga një adhuruese e saj.

Një fanse e quajtur Vrina i kishte dhuruar këngëtares Luma një pako shumë të veçantë, ku brenda saj ndodheshin plot gjëra të printuara, si: një fotografi e Vesës me Big Bastën në një kopertinë guri, një filxhan me emrat e tyre, një arush prej pellushi dhe një krem kozmetike.

Me të marrë këtë dhuratë, Vesa është emocionuar shumë, ndaj dhe ka vendosur që ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram këtë gjë përmes fotografive.

“Je fansja më e mirë në botë dhe je një zemër e madhe”, shkruan Vesa në mbishkrimin e fotografive të hedhura në Instagram. /Telegrafi/