Telegrafi

Vesa Luma i kundërpërgjigjet fanses që e kritikoi se “është shëmtuar me ndërhyrjet estetike”

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj në vendin e largët ku ajo jeton.

Vesa është shumë e komentuar në rrjetet sociale për paraqitjet e saj, teksa nuk heziton që disa nga komentet t’i lexojë dhe pse jo edhe të kthejë përgjigje në raste të caktuara.

Foto: Vesa Luma/Instagram

Së fundmi, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, Vesa është komentuar nga një fanse e cila i ka shkruar se “pse është shëmtuar me ndërhyrjet estetike”.

Një komenti të tillë, Vesa ka vendosur t’i përgjigjet me ironi duke shkruar: “S’i kam bërë asgjë…mendova t’i bëj, pastaj mu kujtua që duhet të vëj maskë, më kishin shkuar lekët kot”.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Këtë replikë me fansen, Vesa vendosi që ta ndajë edhe me ndjekësit e saj të shumtë në InstaStory. /Telegrafi/