Telegrafi

Vesa Luma me koncert recital në Shqipëri

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, do të vijë pranë publikut me një koncert recital.

“Pikë Vese” quhet koncerti, i cili do të mbahet më 11 shkurt, në orën 19:00 në Teatrin e Operës dhe Baletit.

“Të dashurit e mi.. mes shumë emocionesh të përziera, më në fund jam gati të ndaj me ju gjithë energjinë e akumuluar përmes një Koncerti recital rikthimi, pikërisht nga vendi ku nisi rrugëtimi im muzikor, ku u takuam 20 vjet më parë- në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë”, u shpreh ajo në një shkrim të ndarë në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

“Të ju them si ndihem, nuk e di ende si ta përshkruaj sepse normalisht janë ndjenja të përziera..(shto faktin që nuk dua ta pranoj që kanë kaluar 20 vjet nga Ethet), por si fillim.. jam shumë falënderuese dhe shumë mirënjohëse Bashkisë së Tiranës, që i besoi ekipit tim këtë projekt që tashmë na vë para përgjegjësisë së madhe, që në datën 11 SHKURT, në ditën kur Tirana është shpallur Kryeqytet, ta festojmë me një koncert që do t’ju bëj të këndoni e kërceni, të qani e të qeshni.. këtë ua premtoj”, ka thënë mes tjerash ajo.

Vesa është kthyer pas shumë vitesh për të jetuar mes Tiranës e Kosovës, pasi hoqi dorë nga Zelanda e Re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Luma

E njëjta ka qenë më pak aktive viteve të fundit në muzikë, por që akoma flitet për hitet që ka realizuar. /Telegrafi/