Telegrafi

Vesa Luma me fotografi provokuese nga shtrati

Vesa Luma (Foto: Fiton Gjonbalaj)

Këngëtarja e njohur Vesa Luma, së fundmi shënoi rikthimin e saj në muzikë me një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me Denik Prizrenin.

“S’paska qenë e shkrume” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.

Vesa ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka realizuar një imazh mjaft provokues, ku shfaqet mjaft atraktive e shtrirë në shtrat, ndërsa vë në pah linjat.

Me pamjen e saj prej biondeje, ajo bën edhe më shumë për vete fansat.

Përndryshe, këto ditë ajo ka udhëtuar bashkë me djalin dhe nënën e saj në Berlin, për të kaluar disa ditë të mira pushimi. /Telegrafi/