Site icon Telegrafi

Vesa Luma feston ditëlindjen, Big Basta me urim të përzemërt: Të dua me shpirt dhe jam shumë krenar me ty

Këngëtarja e njohur Vesa Luma, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 32-të.

Me këtë rast, këngëtarja ka arritur të marrë urime të shumta dhe të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Urimin më special, Luma e ka marrë nga bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, me të cilin bën katër vite martesë.

“Te uroj cdo te mire te kesaj bote dhe gezuar ditelindjen e shtrenjta ime, shoqja ime me e mire dhe gjysma ime! Te dua me shpirt dhe jam shume krenar me ty cdo dite e me shume kur te shikoj cfare nene dhe cfare gruaje je! Happy birthday jeta lalit! Edhe 1000 vite te tjera! Faleminderit dhe per djalin qe ma ke bere fiks sic e donim ne. Gëzuar nga unë dhe Liani”, ka shkruar Big Basta në Instagram.

Përndryshe, vesa dhe Big Basta ka disa muaj që janë zhvendosur në Zelandën e Re së bashku me djalin e tyre.

Lexo po ashtu Vesa Luma tregon dallimet në dialekt me të cilat ajo dhe Big Basta përballen gjatë komunikimit me të birin

Të shumta kanë qenë urimet e ditëlindjes për Vesën sot, pasi një të tillë këngëtarja ka arritur ta marrë edhe nga mikesha e saj, modelja Agnesa Vuthaj.

Kjo e fundit ka publikuar në InstaStory disa imazhe në të cilat shfaqet me Vesën, teksa shkruan në mbishkrimin e tyre urime të përzemërta për të. /Telegrafi/

Exit mobile version