Këngëtarja atraktive e skenës Vesa Luma është shumë e lumtur me jetën e saj.
Ajo është shprehur shpesh nëpër intervista se ndjehet shumë e plotësuar në jetën e saj, përderisa ka pranë vetes bashkëshortin reperin Big Basta, dhe djalin e saj të vogël Lian.
Kanë kaluar 10 muaj prej se ajo u bë nënë për herë të parë, ndërsa një falenderim të veçantë për të mirat në jetën e saj, këngëtarja ia drejton edhe Zotit.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, në mbishkrimin e së cilës shkruante “Sot 10 muaj që u bëra njeriu më i lumtur në botë, faleminderit Zot”, gjersa më vonë po të njëjtën fotografi e ka publikuar edhe në profilin e saj.
“Faleminderit Zot prap për një ditë të bukur, të shëndetshme dhe plot pozitivitet”, (sic.) shkruan Vesa Luma përbri fotografisë. /Telegrafi/