Telegrafi

Vesa Luma ende pa takuar mirë Agnesën, fillon ta xhirojë në ‘Snap’ (Video)

Këngëtarja Vesa Luma dhe modelja e njohur Agnesa Vuthaj ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Ato u shoqëruan përgjatë kohës sa ishin bashkë në spektaklin “Dancing with the stars 2”, gjersa më pas kj shoqëri vazhdoi përgjithmonë, dhe tani takohen shumë shpesh mes vete.

Së fundmi, ka qenë Agnesa ajo e cila ka shkuar në Tiranë për vizitë, gjersa ka takuar Vesën dhe një mikeshë tjetër të saj.

Lexo po ashtu Vesa Luma kujton ‘përrallën’ e saj me Big Bastën (Foto)

Por, përderisa Vesa dhe shoqja e saj e prisnin Agnesën për të hipur në makinë, Vesa ishte bërë gati dhe kishte kapë në dorë celularin për të xhiruar gjatë kohës kur Agnesa do të hipte në makinë.

Ende pa i thënë “mirëdita” dhe pa i dhënë dorën, Vesa e inçizoi Agnesën, gjersa kjo e fundit iu drejtua me fjalët: “Direkt në Snap a?”

Ndërkohë, këngëtarja e ka hedhur këtë video në InstaStory, duke shkaktuar shumë të qeshura tek fansat. /Telegrafi/