Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, Big Basta, kanë paralajmëruar se së shpejti do të rikthehen në muzikë.
Ata po jetojnë në Zelandën e Re, ndërsa pritet që së shpejti të vinë për vizitë edhe te familjarët e tyre në Kosovë dhe Shqipëri.
Vesa ndërkohë është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ajo ka hedhur një video në InstaStory, ku shfaqet duke gatuar brumëra, teksa shkruan në mbishkrimin e videos se me këtë i ka bërë befasi bashkëshortit.
Mesa duket, këngëtarja me kalimin e kohës është bërë një kuzhiniere e zonja, duke qenë e gatshme të gatuaj gjëra të mira për familjen e saj.
Çifti u zhvendosën në Zelandën e Re vitin e kaluar së bashku me djalin e tyre të vogël, Lianin.
Ata u takuan për herë të parë në vitin 2011, gjersa kurorëzuan dashurinë e tyreme martesë në vitin 2014. /Telegrafi/