Njihet si një ndër çiftet më të mira shqiptare dhe të cilët nuk kanë prodhuar skandale.
Bëhet fjalë për Vesa Lumën dhe reperin shqiptar Big Bastën, të cilët herë pas here mbajnë të informuar rreth jetës private fansat e tyre në rrjetet sociale.
Së fundi, këngëtarja ka publikuar disa fotografi teksa shihet se si i kërkon të heshtë bashkëshortit, transmeton Telegrafi.
Teksa Vesa është argëtuar me aplikacionin e rrjetit social SnapChat, ajo i ka kërkuar reperit të mos flasë.
Ndoshta për t`u përqendruar ndërkohë që nget makinën, apo sepse djali mund të ketë qenë duke fjetur.
Ndryshe, reperi është duke punuar në projekte të reja muzikore, ndërsa Vesa po kryen për mrekulli rolin e nënës së djalit, Lian. /Telegrafi/