Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, po vazhdon të shijojë qëndrimin në vendlindje.
E teksa ndodhet në Prishtinë, ajo është duke u treguar mjaft aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, Vesa ka realizuar një set të ri fotografik në një sallon bukurie në kryeqytet, me ç’rast edhe ka prezantuar dukjen e saj të re.
Me flokët biondeje të kthyera në kaçurrela dhe të lëshuara lirshëm, Vesa është dukur tejet atraktive në fotografitë e fundit.
Ajo është dukur edhe më tërheqëse falë kombinimit të fustanit të zi me një xhaket me shumë ngjyra – veshje kjo e cila i dha një pamje shumë të freskët.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve kanë qenë kryesisht komplimente për këtë dukje.
Vesa përndryshe ka kohë që i mungon publiku në aspektin e prurjeve të reja muzikore, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse ka në planë të sjellë së shpejti diçka të re. /Telegrafi/