Çifti i njohur Vesa Luma dhe Big Basta ka kohë që janë shpërngulur në Zelandën e Re.
Tash e sa kohë ata kanë lënë anash angazhimet e tyre në muzikë, duke iu përkushtuar tërësisht familjes.
Ndonëse janë larg, fansat e tyre kanë pasur mundësinë që dyshen t’i ndjekin përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi, ka qenë vesa ajo e cila ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me bashkëshortin teksa bëjnë akrobaci.
Ajo shkruan me shaka në mbishkrimin e fotografisë se ky është klipi i tyre i ri, teksa më pas paralajmëron se dyshja kanë ndër mend të rikthehen vërtetë.
Jetesa në Zelandën e Re, thotë se i ka shërbyer si inspirim këngëtares Luma, e cila mendon rikthimin shumë shpejt në tregun muzikor.
“Ja dhe videoklipi me i ri muzikor nga ne dy ..kerkojme falje qe u vonuam pak kete sezon ..por kishim ca probleme teknike ..? Falenderojme nenen natyre, oborrin e shpise, dhe qiellin e bukur te dimrit ? ..Pertej shakas..dua t’ju falenderoj te gjitheve qe shkruani dhe na pyesni kur do kthehemi ( ne sapo erdhem ?) ..Jemi ne nje faze shume te bukur frymezuese qe vetem kjo parajse ketu di ta jap..dhe po mledhim shume energji te mire..Besoj qe cdo artisti ju dashka nje reflektim nga larg te pakten nje here..dhe meqe me sa po shoh nuk eshte se ka ndryshuar ndonje gje sa i perket tregut muzikore, shume shpejt do te kthehemi me bukur e me te realizuar se cdo here tjeter..❤Ju perqafojme shume shume #missyou#newzealand #auckland #devonport@bigbastaofficial”, ka shkruar Vesa në Instagram. /Telegrafi/