Site icon Telegrafi

Vesa Luma: Asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje se duhej të vija në fund të botës për të kuptuar esencën e jetës normale

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur nga Prishtina, Vesa Luma, dhe bashkëshorti i saj, Big Basta, ka tash e një vit që janë shpërngulur në Zelandën e Re.

Ata jetojnë së bashku me djalin e tyre, ndërsa kanë treguar se arsyet pse zgjodhën këtë shtet për jetesë, ishin të shumta.

Vesa, së fundmi ndau me fansat një fotografi në InstaStory, ku shfaq një panoramë të vendit ku jeton, ndërsa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se nuk e imagjinonte kurrë se duhej të vinte deri në këtë vend për të gjetur qetësi dhe një jetë normale.

“Asnjëherë nuk më shkuar në mendje se duhej të vija në fund të botës për të kuptuar esencën e jetës normale”, ka shkruar këngëtarja Luma në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Vesa Luma/Instagram

Mesa duket, ajo dhe Big Basta janë përshtatur shumë me jetesën atje, teksa kanë treguar që së shpejti do të kthehen edhe në Kosovës dhe Shqipëri për të vizituar familjarët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ata kanë një djalë të quajtur Lian, dhe pritet që shumë shpejt të rikthehem me projekte të reja muzikore, pasi muzikën nuk do e lënë anash.

Çifti në fjalë janë njohur në vitin 2011 gjatë spektaklit “Dancing with the stars”, ndërsa kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2015. /Telegrafi/

Fotografi nga martesa e Vesa Lumës me Big Bastën
Exit mobile version