Telegrafi

Vesa, Landi Roko dhe Ervin Gonxhi sjellin këngën e re “1000 Arsye”

Foto: Screenshot/YouTube

Vesa, Landi Roko dhe Ervin Gonxhi, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“1000 arsye” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga Vojsava Alia me muzikë nga Ervin Gonxhi.

Foto: Screenshot/YouTube

Për videon The Director Rexh – Erjon Xhambazi, e cila tashmë ndodhet e plotë në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është ritmike dhe pikërisht për këtë periudhë vere, që besohet se do të pëlqehet nga fansat e publiku.

Foto: Screenshot/YouTube

Vesa dhe Ervini kanë diskutuar që në Big Brother VIP për këtë bashkëpunim, i cili edhe u finalizua.

Shumë prej tyre edhe pas mbarimit po vazhdojnë të ruajnë kontakte të mira me njëri-tjetrin. /Telegrafi/