Çifti i njohur Vesa Luma dhe Big Basta janë ndër personazhet më të të dashur për publikun shqiptar.
Së fundmi, ata janë gjendur në Prishtinë, ku kanë takuar familjarët e Vesës, gjersa mbrëmjen e kanë kaluar në një nga diskotekat e Prishtinës.
Duke kërcyer nën ritmet e muzikës pranë miqve të tyre, ata vendosën që disa nga momentet e natës së mbrëmshme t’i ndajnë me fansat në rrjetet sociale.
Ka qenë Vesa Luma ajo e cila ka publikuar një video, ku shfaqet duke kërcyer dhe duke u dridhur para Big Bastës, ndërkohë ky i fundit e xhironte me telefonin e saj.
Vesa e ka quajtur “abuzim” përdorimin e telefonit nga bashkëshorti, ndaj dhe ka vendosur që të reagojë në atë lloj forme.
Përndryshe pritet që shumë shpejt, këngëtarja Luma të publikojë projektin e saj më të ri. /Telegrafi/