Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu është kthyer në një prej konkurrenteve më të përfolura brenda shtëpisë së famshme.
Historia e saj e lidhjes me futbollistin Mërgim Berisha po komentohet vazhdimisht dhe ajo ka zbuluar edhe detaje tronditëse nga marrëdhënia me të.
Por, përveç për ish të fejuarin Vesa ka përmendur edhe familjen e tij, pasi vëllai i futbollistit reagoi ndaj saj përmes një interviste.
Edhe së fundmi Vesa gjatë një diskutimi me Ledin u shpreh se ajo që familja e ish-partnerit po flasin jashtë për të nuk është asgjë tjetër përveç se i bëjnë marketing.
“A është për mirë apo për keq, ata veç po më bëjnë reklamë”, ka thënë Vesa.
Theksojmë që në mes zbulimeve që bëri nga lidhja toksike me Berishën, Vesa tha se ajo kishte mbetur shtatzënë, por që e humbi fëmijën. /Telegrafi/