Bukuroshja Vesa Vllasaliu është njëra nga banoret më të përfolura të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka vënë në vëmendje disa herë historinë e saj me futbollistin Mërgim Berisha, pasi dyshja kanë qenë të fejuar për një kohë të gjatë.
E teksa e ka bërë këtë rrëfim para banorëve të tjera, Vesa në një moment është përlotur, duke kujtuar se si nuk i kishte marrë për bazë këshillat e babait.
Ajo u shpreh se babai kishte qenë kundër kësaj liadhje, pasi kishte vërejtur që gjërat nuk shkonin mirë mes tyre.
Vesa vazhdoi duke treguar se pas një kohe ajo i rregulloi raportet me babanë, pasi u nda nga i fejuari i saj, histori tashmë e njohur në media.
Ndërkohë lidhur me deklaratat e Vesës në BBVK, ka pasur reagime edhe nga familjarët e Mërgimit, të cilët kanë hedhur poshtë pretendimet e saj. /Telegrafi/