Site icon Telegrafi

Vesa me deklaratë bombastike: Vëllai i Mërgim Berishës e ka tradhtuar gruan e tij, më ka shkruar edhe mua

Foto: Screenshot/YouTube

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, i është rikthyer edhe një herë historisë së bujshme me Mërgim Berishën.

Ajo tregoi në detaje për lidhjen e tyre të dashurisë, tradhtinë e shoqes së ngushtë si dhe për abortin që pësoi.

Bukuroshja nga Gjilani mes tjerash pa edhe disa tituj të portaleve në lidhje me këtë, ku edhe kishte folur vëllai i ish-të fejuarit.

Foto: Screenshot/YouTube

“Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda (chat) që më ka shkruar edhe mua”, u shpreh fillimisht ajo.

Lexo po ashtu Rrëfimi drithërues i Vesës për Mërgim Berishën - si e kuptoi që ishte shtatzënë, flet sërish për tradhtinë e shoqes së ngushtë

Vllasaliu tutje theksoi: “Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin çka të dojnë”, ka thënë Vesa.

Foto: Screenshot/YouTube

“T’i kryejnë edhe borxhet e mia, të mi japin të gjitha gjërat e mia që i kam prej familjes time. Po luftoj për të drejtat e mia”, vazhdon mes tjerash ajo.

Vesa i kërkoi publikisht që t’ia kthejë gjërat e saj, duke thënë se ia ka shkatërruar gjithë jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version