Përderisa Gjorgji Llazarevski dhe Zvonko Kostovski kanë mbledhur dëshmi për përgjimet ilegale në DSK, ndërsa të njëjta janë dërguar Zoran Verushevsskit, ata kanë marr edhe një propozim nga Verushevski, gjegjësisht u ka kërkuar që të përgjohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mujallkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë e zbuloi Llazarevski në pyetjen e prokurorit Trajçe Pelivanov, nëse ata kanë marr urdhër edhe ata që ta përgjojnë dikë.
“Njëherë Verushevski ka kërkuar që t’i shënojmë numrat e Gruevskit dhe Mijallkovit, por ne atë e pranuam si shaka.Në fund na erdhi në mendje që ta bëjmë atë. Nuk kemi dashur të kryem krim, sepse luftonim kundër saj. Gjithashtu çdo shënim lerë gjurmë tek operatorët e telefonave”, u përgjigj Llazarov, i cili me orë po jep dëshmi në Gjykatën Penale për rastin “Fortesa dhe Lëndina”./Telegrafi/