Zoran Verushevski në seancën e sotme në lëndën ‘Shënjestra-Fortesa’ aludonte në atë se pikërisht ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka qenë ai që i ka dhënë urdhër drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, të përgjojë, për shkak se, siç thotë ai, ka pasur “dëshirë patologjike ta mbajë pushtetin me çdo kusht”.
Këshilltari aktual për siguri i kryeministrit Zaev në seancë vazhdoi të përgjigjet në pyetjet e Prokurorisë lidhur me përgjimin ilegal në DSK. Siç përcjell ‘Fokus’, Verushevski është i mendimit se koka e përgjimit ilegal është Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Verushevski thotë se tregimi do të ishte më ndyrshe nëse të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski do të ishin para organeve të hetimit.
“Lëshim serioz i PSP-së është që nuk siguroi që Gurevski të mos jetë në gjykim, por edhe në vend. Me padurim e pres rezultatin e hetimit për arratinë e Gruevskit. Jam i bindur nëse kam fuqi t’i thërras dy të arratisurit nga Greqia, atëherë do të fitojmë gjithë këtë rast”, tha Vershuevski./Telegrafi/