Këngëtarja Ronela Hajati është përfolur shpesh për një lidhje të mundshme mes saj dhe Young Zenkës.
Sidomos pas publikimit të bashkëpunimit të tyre, “Syni jem” ata janë parë më të afërt me njëri tjetrin.
Ditët e fundit, Hajati ka shpërndarë foto nga pushimet e saj në Turqi. Në të gjithat fotot që ajo ka ndarë me fansat është shfaqur vetëm, duke “fshehur” kështu personin i cili e shoqëron.
Megjithatë çifti i përfolur nga mediat nuk janë treguar dhe aq të kujdesshëm, pasi edhe Young Zerka ka shpërndarë foto nga Stambolli, foto të cilat tregojnë se ata janë me pushime bashkë.