Telegrafi

I vërsulet ariu, punonjësi i cirkut rus shpëton mrekullisht pa ndonjë lëndim serioz

Një “spektakël” me kafshë të egra në një cirk, për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, dhe atë para syve të shumë fëmijëve dhe prindërve të tyre që i shoqëronin.

Ishte një ari i cili derisa po bënte “akrobacione”, në një moment iu vërsul pun0njësit të cirkut në qytetin rus Blagoveshchensk, transmeton Telegrafi.

Aty menjëherë filloi turma të bërtet nga frika se do ta pësojë punonjësi i cirkut, por ishte kolegu që i doli në ndihmë dhe e hutoi për pak sekonda kafshën.

Për fat të mirë gjithçka përfundoi mirë dhe punonjësi shpëtoi pa ndonjë lëndim. Megjithatë deri në përfundim të “spektaklit” mbretëronte ndjenja e frikës se ariu do t’i vërsulet sërish.

Videoja amatore shfaq momentin kur ariu i vërsulet punonjësit, por që për fat të mirë shpëton pa ndonjë lëndim serioz, edhe pse në shikim të parë dukej sikur do ta kafshonte. /Telegrafi/