Site icon Telegrafi

Versioni i ‘vërtetë’ i Squid Game do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar – lojtarët do të dërgohen në vendin misterioz

Një “përvojë reale e lojës Squid Game” po vjen në Mbretërinë e Bashkuar dhe madje po shpërndan një çmim në para për fituesin.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, drama për mbijetesë e Koresë së Jugut është bërë shfaqja më e madhe e Netflix dhe ka shkaktuar valë tronditëse në të gjithë botën, derisa miliona njerëz po e shijojnë serialin.

Sipas serisë lojtarët marrin pjesë në një seri lojërash për fëmijë – nëse fitoni, qëndroni në lojë, nëse humbni, vdisni.

Dhe tani, një version i “vërtetë” po vjen në Mbretërinë e Bashkuar.

Ashtu si në shfaqje, garuesit do të konkurrojnë për një çmim në para, megjithëse një shumë më e ulët se sa në shfaqje.

Pamje nga seriali Squid Game

Fituesi do të kthehet në shtëpi me të paktën 500 funte dhe të gjithë humbësit do të kthehen në shtëpi të gjallë.

Të gjithë garuesit do të duhet të nënshkruajnë ‘deklarimet mjekësore’ për t’u siguruar që janë mjaftueshëm të aftë për të marrë pjesë në pesë sfidat fizike dhe mendore.

‘Squid Game Live’ po organizohet nga Universal Ents, të cilët thonë se kanë punësuar staf sigurie për të siguruar që garuesit të respektojnë të gjitha rregullat.

Bëhet e ditur se 40 garues do të merren nga trajneri nga një pikë takimi në Anglinë Veriperëndimore dhe do të dërgohen në një vend të pazbuluar për të marrë pjesë në sfidat.

Ngjarja e parë do të zhvillohet më 27 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version