Site icon Telegrafi

Version i ri i Mazda 2

Drejtori i shitjes dhe marketingut të Mazdas, ka zbuluar se kompania e tij do të fillojë një version superior të Mazda 2.

Në një intervistë të dhënë së fundit, Yasuhiro Aoyama ka thënë se “sapo të fillojmë një model të veçantë, konkurrentët e tij do ta marrin tatëpjetën… sepse ne duhet të ndërhyjmë për të mbajtur atë në nivele të larta”.

Ai tha se versioni sportiv “Deuces” ishte një goditje e madhe për tregjet e caktuara dhe se kjo do të duhet të merret parasysh.

Pikëpamja e tij është mbështetur nga menaxheri i zhvillimit të Mazda 2, Kengo Fukushima, i cili ka thënë se dëshiron të shohë një model si Ford Fiesta ST, por ai pranoi se tani për tani nuk ekziston një projekt konkret i një makinë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version