Gjatë orëve të pasdites së të dielës, në shumë qytete e fshatra të Kosovës ka pasur reshje të shumta shiu të shoqëruara me bubullima, por edhe breshër.
Si pasojë rrugët në disa qytete janë vërshuar.
Siç raporton Peja në Fokus, shumë rrugë të Pejës përfshirë Qendrën Zejtare dhe qendrën e qytetit janë vërshuar.
Reshje të mëdha shiu, kanë vërshuar edhe rrugën Komoran – Drenas.
Kjo situatë ka shkaktuar kolona të gjata në atë rrugë.
Reshjet e mëdha të shiut kanë përfshirë edhe kryeqytetin dhe Fushë Kosovën, ku ka pasur poashtu vërshime të rrugëve.
Kujtojmë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media ka paralajmëruar se si pasojë e reshjeve të shiut në disa vende mund të ketë vërshime.
IHMK ka shtuar këto reshje kanë ndikuar edhe në tejngopjen e tokave, sidomos nëpër viset e ulëta dhe përgjatë rrjedhave lumore./Telegrafi/