Filipinet po përjetojnë mot të rënduar, si pasojë e mosuneve që kanë sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta.
Për momentin po zhvillohen vetëm aktivitetet e domosdoshme, pasi është e pamundshme të zhvillohet jeta normale, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, një çift nuk ka pranuar ta ndryshojë datën e planifikuar për martesë.
Ata kanë lidhur kurorë, derisa të ftuarit e tyre po qëndronin me këmbë në ujë në kishën e qytetit Bulacan, që ishte vërshuar prej uji.
Pamjet që po bëjnë xhiro në internet, e tregojnë nusen teksa ecën nëpër ujërat e turbullta, teksa dhëndri këmbëzbathur e priste te altari. /Telegrafi/