Telegrafi

Vërshime në rajonin e Pejës, gjendje e rëndë në fshatrat Baran dhe Çallapek

Reshjet e shiut të cilat kanë filluar të bien që nga mbrëmë, kanë shkaktuar sërish probleme në disa komuna.

Gjendje e rëndë shihet edhe në fshatrat e lugut të Baranit të Pejës, ku tashmë rrugët e këtyre fshatrave janë bërë pothuajse të pa kalueshme shkaku i sasisë së madhe të ujit.

Flamur Berisha banor i fshatit Çallapek ka thënë për Telegrafin se gjendja është shumë e rëndë dhe se shumë familje janë të rrezikuara.

I njëjti ka dërguar edhe pamje nga fshati Baran dhe Çallapek ku shihet se shiu ka vërshuar shumë pjesë të këtyre fshatrave. Gjende e njëjtë paraqitet edhe në Raushiq.

Kujtojmë se IHMK ditë më parë ka paralajmëruar se mund të ketë sërish vërshime shkaku i reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës. /Telegrafi/