Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, në fshatin Shtaricë të Klinës janë shkaktuar disa vërshime.
Vërshimet u kanë shkaktuar disa dëme banorëve të këtij fshati, ndërsa janë dëmtuar edhe të mbjellat bujqësore, përcjell Telegrafi.
Banorët e këtij fshati në redaksinë e Telegrafin i kanë publikuar foto dhe pamje të vërshimeve. /Telegrafi/