Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që ishin prezentë gjatë gjithë natës mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme, në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevë, janë shkaktuar disa vërshime.
Në fotografi të këtij fshati shihet që uji u ka vërshuar banorëve të kësaj zone oborret e shtëpive të tyre.
Një gjë e tillë është duke paraqitur probleme në qarkullimin e qytetarëve të këtij fshati. /Telegrafi/