Paul Pogba nuk po kalon momentet e tij më të mira në Manchester United.
Ylli francez në disa ndeshje ka mbetur në bankë nga trajneri portugez Jose Mourinho.
Marrëdhëniet jo të mira mes portugezit dhe francezit mund të qojnë deri në largim të Pogbas nga Unitedi.
E përditshmja angleze Daily Mirror shkruan se United është e gatshme ta lë të lirë Pogban të largohet.
Djajtë e Kuq po presin të vije një ofertë mbi 100 milionë euro për ta pranuar shitjen e Pogbas.
Por duket se tani gjiganti anglez vetëm ka gjetur zëvendësuesin e Pogbas.
Fjala është për Marco Verrattin i cili është dëshira kryesore e trajnerit Jose Mourinho.
Ish-trajneri i Interit dhe Realit do të ketë 200 milionë funte në dispozicion për ta përforcuar skuadrën.
E reprezentuesi italian Verratti është në krye të listës dhe mund t’i bashkohet Unitedit për një shumë rreth 95 milionë euro. /Telegrafi/