Telegrafi

Verratti pranon se e kishte shqyrtuar ofertën e Barcës

Marco Verrati (Foto; Giampiero Sposito/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti, pranon se kishte menduar për ofertën e Barcelonës në vitin 2016.

Futbollisti italian ishte lidhur fuqishëm me një kalim në Camp Nou para tre vitesh, mirëpo transferimi nuk ndodhi.

“Është e vërtetë se diçka ndryshe ishte ofruar dhe mendoj se ishte normale ta shqyrtoja për një kohë”, ka sqaruar Verratti për RMC Sport dhe L’Equipe.

Lexo po ashtu Verratti afër vazhdimit të kontratës me PSG-në, paga do t'i dyfishohet  

Në ndërkohë, 26-vjeçari në muajt e fundit ka kaluar një periudhë të frustruar dhe ka pasur një raport të tensionuar me mediat që vazhdimisht kanë publikuar lajmë jo të mira për të, për shkak të daljeve të shumta nëpër ndeja të ndryshme.

“Një futbollist nuk e jeton jetën ndryshe nga të tjetër. Edhe unë mund të dal si gjithë të tjerët. Nëse kam një ditë pushim, dal, por ishte një periudhë kur sa herë që e lëshoja shtëpinë, shkruhej ‘Marco Verratti del çdo natë’. Gjë që nuk është e vërtetë”, ka theksuar lojtari. /Telegrafi/