Mesfushori italian, Marco Verratti, nuk fsheh dëshirën që të luajë për Barcelonën.
Lojtari i Paris Saint-Germainit do t’i ketë kundërshtarë katalunasit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve këtë mesjavë.
I pyetur nga gazetarët nëse do të luante një ditë te Blaugranët, Verratti ka bërë me dije se nuk do të mund ta rezistonte faktin që të jetë pjesë e Barcelonës, transmeton KP.
“Edhe pse jam në një skuadër të fortë që ka një projekt të mirë dhe unë ndihem si në shtëpi, jam i bindur se çdo lojtar do të dëshironte të luante për Barcelonën”.
“Ata janë ende ekipi më i mirë në botë. Kanë tre sulmuesit më të mirë në botë dhe Iniestan po ashtu. Iniesta, Messi dhe Neymar janë të paparashikueshëm dhe mund ta vendosin ndeshjen në fraksion të sekondës”, ka thënë Verratti për AS.
Italiani tash e sa kohë është i lidhur me një largim nga PSG, por ende nuk dihet se cili do të jetë destiancioni i tij i ardhshëm.