Telegrafi

Verratti ka marrëveshje me Barcelonën

Marco Verratti ka gjetur marrëveshjen për pagën e tij me klubin e Barcelonës dhe tani ka mbetur vetëm të bindet edhe Paris Saint-Germain.

Sipas Calciomercato.com, Verratti dhe agjenti i i tij Donato Di Campli, kanë marrëveshje me Barcën, ndërsa Lionel Messi e ka dhënë dritën e gjerbët për mesfushorin.

Sipas ueb faqes së njohur, Blaugranat nuk janë të interesuar që të prishin marrëdhëniet me klubin e PSG dhe për këtë pjesën e largimit ia ka lënë në dorë italianit.

Francezët i kanë ofruar kontratë të re Verrattit ku do të përfitonte një pagë prej 10 milionë euro në sezon.

Sipas Calciomercato.com edhe Bayern Munich me trajnerin e tyre Carlo Ancelotti janë të interesuar. / Telegrafi/