Site icon Telegrafi

Vermaelen, objektivi kryesor për mbrojtjen e Romës

Thomas Vermaelen thuhet se është objektiv kryesor për mbrojtjen e Romës, por Barcelona duan 15 milionë për belgun.

Giallorossët kanë humbur Antonio Rudigerin dhe Mario Ruin me dëmtime afatgjata, kështu që kanë nevojë për të përforcuar vijën e fundit të tyre përpara sezonit të ri.

Sipas gazetarit të famshëm, Gianluca Di Marzio, qendërmbrojtësi belg shihet si objektiv kryesor, por kostoja e tij mund të jetë pengues e këtij transferimi.

Lexo po ashtu Roma mendon huazimin e Sakhos

Është menduar se Barça po kërkojnë 15 milionë për Vermaelenin, por këtë tarifë nuk janë të gatshëm për të paguar Roma, duke pasur parasysh historinë e lëndimeve në kohët e fundit të 30-vjeçarit.

Prandaj, drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini do të favorizonte një huazim me detyrim blerje, teksa alternativ e tij thuhet të jenë Federico Fazio i Tottenham Hotspur dhe Senad Kolasinac i Schalke 04 dhe Nacho i Realit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet
Exit mobile version