Telegrafi

Vermaelen: Nuk mund të pres të luaj me Tottin

Thomas Vermaelen nuk mund të pres për të luajtur me Francesco Tottin, teksa thekson se Radja Nainggolan i ka thënë fjalë të në lidhje me Romën.

Qendërmbrojtësi është bashkuar zyrtarisht me Giallorossët nga Barcelona, në një huazim të lirë me opsionin për të blerë verën e ardhshme.

“Jam shumë i lumtur, ky është një fillim i ri për mua dhe unë nuk mund të pres për të filluar”, ka thënë Vermaelen për Roma TV, transmeton Telegrafi.

“Unë e njoh Radjan mirë, ai është miqësor dhe është duke më ndihmuar mua shumë. E njoh edhe Szczesnyn dhe këta të dy janë duke më ndihmuar mua për tu adaptuar. Këta me kanë informuar mu rreth klubit dhe kanë pasur vetëm fjalë lavdërimi”.

“Totti? Gjithkush e njeh atë, kjo nuk është e shpesh që një lojtar kalon gjithë karrierën e tij me një klub. Unë nuk mund të pres për të luajtur me të”, përfundoi mbrojtësi belg. /Telegrafi/