Mbrojtësi belg, Thomas Vermaelen është njëri nga lojtarët e parë që do të largohet nga Barcelona.
Ish-kapiteni i Arsenalit nuk ka bindur aspak që pas transferimit të tij në ‘Camp Nou’.
Pas dështimit total në Barcelonë, belgu ka menduar largimin dhe është në shqyrtim të ofertave.
Së fundmi sipas medieve italiane, Vermaelen është bërë edhe objektiv kampionit aktual të Italisë, Juventus.
Allegri e dëshiron Mehdi Benatian, mirëpo nëse dështon marokeni, atëherë Vermaelen do të jetë mbrojtësi i ri i Juves. /Telegrafi/