I huazuar nga Roma, mbrojtësi Thomas Vermaelen, mund të kthehet te Barcelona.
Belgu është bashkuar me Giallorossët në verë, por ka zhvilluar vetëm dy ndeshje në Serie A.
Ai mund të kthehet në fund të muajit, por problemet me lëndime mund të bëjnë që ai të largohet nga klubi, për një kthim në Kataluni.
Kjo gjë mund të jetë problem për Barcelonën që kanë kontratë me lojtarin deri në vitin 2019.
Roma ka probleme me lëndimet e qendërmbrojtëseve, pasi edhe Antonio Rudiger është jashtë fushave. /Telegrafi/