Thomas Vermaelen ka mbërritur në Romë, përpara transferimit të tij me huazim nga Barcelona tek Roma.
Qendërmbrojtësi belg ka arritur marrëveshje me Giallorossët dhe është raportuar mbrëmë se ai do të zbres sot në Eternal City.
Ish-lojtari i Arsenalit ka mbërritur në Itali, duke u paraqitur me tifozët në aeroport para se të hipë në një makinë që ishte duke e pritur.
Vermaelen pritet që sot të përfundoj testet mjekësore në Villa Stuart, pas së cilës transferimi mund të bëhet zyrtar.
Tarifa besohet të jetë 2 milionë euro për huazim gjatë një sezoni, me opsionin për ta bërë atë të përfundimisht për 10 milionë. /Telegrafi/